The Echoing
Silences
of Metal and Skin
Doruntina
Kastrati

Doruntina Kastrati është artiste pamore me bazë në Prishtinë, Kosovë. Praktika e saj përqëndrohet në skulpturë, instalacion dhe imazhe lëvizëse. Hulumtimi artistik i Kastratit trajton trupin dhe marrëdhënien e tij me pushtetin biopolitik. Ajo e drejton vëmendjen drejt çështjeve sociale dhe politike të punës në kontekstin global. Në vitin 2014 është shpërblyer me çmimin Artistët e Rinjë Vizuel nga Galeria Kombëtare e Kosovës dhe ka fituar çmimin Hajdex6 nga Fondacioni Hajde! në vitin 2017. Ajo ishte artiste në rezidencë në International Studio and Curatorial Program (ISCP) në Nju Jork në vitin 2015; në Art House në Shkodër në vitin 2018, dhe në Initiators në Athinë në vitin 2018. Puna e saj së fundmi është shfaqur në Eugster Belgrade, (2023); Ring The Bells My Land në Manifesta 14, Prishtinë (2022); Temel në Muzeun Hessel, Nju Jork, (2022); Life without buildings në ETH Cyrih, (2022); Here (Air Carries Poison But Yet We Breathe) në ChertLüdde, Berlin (2021), What if a Journey në Autostrada Biennale, Prizren (2021); Bigger than Myself – Heroic Voices from ex Yugoslavia, Muzeu MAXXI, Romë (2021); Not Fully Human, Not Human at All në Fondacionin Kadist, Paris, and Kunstverein Hamburg, Hamburg (2021-2022); Tirana Patience, Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë (2020); Public Heroes and Secrets, Muzeu Kombëtar i Kosovës, Prishtinë (2020), ndër të tjera.

Erëmirë Krasniqi është kritike e artit, kuratore dhe hulumtuese që vepron në Prishtinë, Kosovë. Krasniqi magjitroi nga Kolegji Dartmouth dhe studimet bazë i mori nga Kolegji Bard në Berlin. Si kuratore e pavarur, ajo ka drejtuar dhe kuruar projekte për Galerinë Kombëtare të Kosovës, Galerinë Kombëtare të Arteve në Shqipëri, Edicionin e 39-të të EVA International, Irlandë dhe Manifesta 14, Kosovë. Praktika e saj kuratoriale dhe hulumtuese ndërthuret me arkivat, historinë gojore dhe fabulimet kritike për të krijuar prani dhe korrigjuar mungesat në rrëfimet historike. Interesimet e saja kërkimore variojnë nga historitë e artit modern socialist deri tek njohuritë që vijnë nga poshtë dhe që kontribuojnë në sfidimin e narrativave historike zyrtare. Nga viti 2017, Krasniqi është drejtore ekzekutive e Iniciativës për Histori Gojore, një burim dixhital me qasje të hapur që angazhon forma të reja të prodhimit kulturor, duke mbështetur dhe avokuar për punën thelbësore të arkivave mediatike.

Hana Halilaj është kuratore dhe hulumtuese. Ajo ka kuruar një numrër ekspozitash duke përfshirë: Eminencë Gri (2023) dhe Violeta Xhaferi: Rishikime (2023) në Galerinë Kombëtare të Kosovës, Dhomë për Kujtime të Pabëra (2022) në Galerinë Qafa, Clubbing Insistence: After a Party (2022) në Doza Gallery dhe Toplocentrala, Informator (2022) në Muzeun e Artit Hessel, Alije Vokshi: I Decided to Draw Bigger Hands (2021) në Chert Lüdde dhe Heronjtë Publikë dhe Sekretet (2020) në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Më parë ka ushtruar role kuratoriale në Kunsthalle Portikus dhe Storefront for Art and Architecture, si dhe ka qenë e përfshirë në hulumtim në programin C-MAP në Muzeun e Artit Modern (MoMA). Gjatë vitit akademik 2022-2023, ajo ka qenë Asistent Kuratore në CuratorLab në Universitetin e Arteve Konstfack, në Stokholm. Aktualisht, ajo është Kuratore në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Halilaj ka përfunduar studimet master në Qendrën për Studime Kuratoriale në Kolegjin Bard.